Manchester fitoi kupën e parë me Van Gaal

Manchester United është fitues i Guinness Championship Cup 2014, pasi në finale mposhti rivalin më të madh Liverpool me rezultat 3:1. Skuadra e Brendan Rodgers, luajti më mirë në pjesën e parë dhe 10 minutat e pjesës së dytë, shënoi gol përmes kapitenit Steven Gerrard nga penalltia, krijoi edhe disa raste shënimi, por ky Manchester sivjet do të jetë i frikshëm nën drejtimin e komandatit Louis Van Gaal.

Stiven Gerrard duke shënuar nga penalltia
Stiven Gerrard duke shënuar nga penalltia

Nga minuta e 55 e tutje, ishte vetëm skuadra nga Old Trafford që mbizotëroi në lojë dhe shkeli shumë shpejt kundërshtarin e tij. Më dy gola ekspres, Wayne Rooney dhe Juan Mata, United për herë të parë kaloi në epërsi, ndërsa triumfin ndaj “reds” e vulosi i riu Jesse Lingard në fund të ndeshjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button