Në Shipkovicë u organizua “Takimi Veror i Shipkovicasve” (FOTO)

Bashkësia Lokale e f.Shipkovicë në bashkëpunim me diasporën e Shipkovicës me datë 03.08.2014 (e dielë) organizoi një manifestim të pasur kulturo e artistik.

Ky aktivitet i emëruar si “TAKIMI VEROR I SHIPKOVICASVE” ka për qëllim ringritjene  vlerave kulturore të këtij fshati I cili për shumë vite ishte lënë pas dore nga të gjitha institucionet qofshin ato locale ose shtetërore.. Megjthatë shipkovicasit nuk mund të rinin duarkryq. Duke pare nevojën e patjetërsueshme për një rikthim të jetës kulturore në fshat, iu përveshën punës dhe për tetë muaj resht u morën me organizimine  këtij manifestimi I cili është I pari I këtij lloji pas një pause të gjatë prej më shumë se njëzet vjetë.

“ Kaloi shumë kohë që shipkovicasit të bëheshin bashkë si sot. Jo që ata nuk e donin këtë gjë, jo që mungonte vullneti i tyre por thjeshë, duhej që dikush të bënte hapin e  parë. Dhe në fakt kush do e bënte këtë nëse jo vet shipkovicasit. Sot më shumë se kurrë Shipkovica ndjehet krenare. Jo se kjo krenari i ka munguar më herët, por sikur u desh që për shumë vite ta mbajë të fshehur, sepse shumë kush kaloi këndej  dhe gjithsecilit i bëmë mirë e i dhamë shumë, por në kthim morëm shumë pask, ose më drejt thënë aspak. Megjithatë, sot më shumë se kur Shipkovica jonë ka nevojë që të kthehet aty ku e ka vendin, që të dëshmojë se mundet gjërat e bukura dhe me vlerë ti organizojë ashtu siç i ka organizuar saherë që ka qenë nevoja. “ – u shpreh Arben Halili, udhëheqës i programit.

Në Shipkovicë u orgaizua “Takimi Veror i Shipkovicasve”

Bashkësia lokale e f. Shipkovicë së bashku me disporën e Shipkovicës për këtë ditë të veçantë, është kujdesur që të përgatis një programë të pasur kulturore dhe artistike, duke promovuar vlerat reale të Shipkovicës, jo vetëm përmes folklorit, por edhe kulturën e të gatuarit dhe atë për çka shquhen më së shumti shipkovicasit, si njerës të penës duke bërë t mundur sot edhe promovimin e tre veprave letrare.

Takimin e përshënderi edhe  udhëheqësi i sektorit për veprimtari publike pranë Komunës së Tetovës z. Ahmed Qazimi i cili potencoi  se “Shipkovica e Rexhep Vokes, e Mulla Jahes, Sadadudin Gjures, Shipkovica e 2001 shit, shekuj me radhe ka qene vatër e lëvizjeve kombëtare, fetare dhe arsimore. Sot obligimi i ynë dhe i diasporës së Shipkovicës ështëqe këto troje ti shndërrojmë në qendra të bizneseve, atrakcion të turizmit malor dhe çerdhe arsimore për brezat e rinj.

Manifestimi filloi me intonimin e  himnit kombëtarë, për të vadhtuar me tej me programën artistike, ku diaspora e Shipkovicës ishte përkujdesur për përgatitjene  një pyke të veçantë arsistike, ardhjen e Skenderbeut me kalorës, si simbol i fuqishëm për bashkimin e shipkovicasve, dhe njëkohësisht orientimin e energjive të përbashkëta nga një e ardhme më e ndritur.

Poashtu SH.K.A “Rexhep Voka” nga Shipkovica prezantoi një begatë programore me këngë e valle, ku nga grupi I valltarëve të kësaj shoqërie, për here të pare u bë  edhe promovimi I “VALLES SË SHIPKOVICËS”.

Në pjesën e dytë të programit, përveç pjesës kulturore, banorët e Shipkovicës u kujdesën që të  përgatisin edhe prodhime tradicionale të fshatit. Flijat, bakërdari dhe kosi, janë vetëm disa prej atyre çka të pranishmit mundën të shijonin.

Kurse pjesa e tretë e takimit ishte edhe më interesante. Organizatorët ishin përkujdesur që për të gjithë adhuruesit e fotogravive të shoqytës ekologjike “Eko Natyra” të ua sillnin mysafyrëve bukuritë e Sharrit plak nga afër. Ekspozita e fotografive u shoqërua edhe me prezantimin e pikturave të piktorit Abdi Bakiu.

Në fund të manifestimit u bë edhe promovimi i katër veprave letrare të autorëve shipkovicas:Zeqir Kadriu, Adem Abdullahu , Xhevxhet Ahmeti dhe Ejup Ajdini, në hapësirat e shkollës fillore “Rexhep Voka” në Shipkovicë

Lajme të ngjashme

Back to top button