Filluan punimet për fazën e dytë të ndërtimit të ujësjellësit në Tetovë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi,  në shoqërim të ish-ministrit të Mjedisit Jetësor Mr. Abdilaqim Ademi, e shënuan fillimin e aktiviteteve ndërtimore për realizimin e fazës së dytë të ndërtimit të sistemit të ri për furnizimin me ujë të Tetovës.

Në fjalimin e tij, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, theksoi se ky projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për banorët e Tetovës do të realizohet brenda 16 muajve në sezonin ndërtimor në vitin 2014 dhe 2015, ndërsa për financimin e projektit janë siguruar rreth 114. 999. 913,00 denarë.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, në fjalimin e saj së pari  falënderoi Qeverinë e RM-së për dy milionë eurot e ndara, të domosdoshme për vazhdimin e ndërtimit të sistemit për furnizim me ujë të Tetovës, me ç’rast potencoi se me realizimin e këtij projekti do të zgjidhet problemi shumë- vjeçar i furnizimit me ujë për qytetarët e Tetovës.

Bëhet fjalë për tetë e gjysmë kilometra tubacion  nga rezervuari grumbullues – “Leshnica” deri tek rezervuari grumbullues – “Studena Reka” me çka do të sigurohen 200 litra ujë shtesë në sekondë, ndërsa punët ndërtimore realizohen nga  Shoqata për Ndërtim, Tregti dhe Shërbim NB – KOMPANI SHPK eksport – import nga Tetova.

Filluan punimet për fazën e dytë të ndërtimit të ujësjellësit në Tetovë

Lajme të ngjashme

Back to top button