Nisin punët për asfaltimin e rrugës që lidh Çegranin me magjistralen Gostivar-Tetovë

Kanë filluar punët për asfaltimin e rrugës që lidh Çegranin me Tumçevishtin. Kjo rrugë do të zgjerohet, rrafshohet, tamponohet dhe më pas do të asfaltohet.

Në nisjen e punëve në terren mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kryesuesi i Këshillit Nasir Musliu, Muftiu i BFI-së së Gostivarit, Shaqir Fetai si dhe banorë të fshatit Çegran. “Ky ishte një premtim parazgjedhor, por edhe një kërkesë dhe pritje e kamotshme e banorëve të fshatit Çegran”, tha kryetari i Komunë së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Nisin punët për asfaltimin e rrugës që lidh Çegranin me magjistralen Gostivar-Tetovë

“Kjo është një rrugë shumë e rëndësishme që banorët e Çegranit e kanë pritur me decenie të rregullohet dhe tash më i erdhi momenti dhe besoj se për një periudhë shumë të shkurtë bashkë me banorët do e bëjmë promovimin e punëve të kryera.

Kjo rrugë është shumë e rëndësishme jo vetëm për banorët e fshatit Çegran, por edhe për banorët e fshatit Forinë dhe Koritë për shkak se do ti lidhe këto vendbanime me magjistralen Gostivar – Tetovë.

Gjithë qytetarët e këtyre vendbanimeve nuk do kenë më nevojë të kalojnë nëpër fshatra dhe të hyjnë në brendi të qytetit, por do mund ta shfrytëzojnë këtë rrugë për të shkuar në Gostivar, Tetovë ose Shkup.

Nisin punët për asfaltimin e rrugës që lidh Çegranin me magjistralen Gostivar-Tetovë

Ky është një investim i komunës së Gostivarit që do të kushtoje mbi 18 milion denar”, theksoi kryetari Bejta. “Jam i lumtur që ky projekt realizohet në fshatin që unë jetoj dhe jam i lumtur që Komuna e Gostivarit me në kryer kryetarin Nevzat Bejta e realizon këtë projekt.

Unë them se kjo do jetë një rrugë e unitetit, për arsye se do lidhe dy krahina, pjesën e lartë dhe pjesën e poshtme, kështu që do zhvilloje afërsinë e njerëzve. Unë jam këtu që të bekoj këtë vepër të madhe në emër të Muftinisë së BFI-së së Gostivarit dhe falënderoj komunën dhe kryetarin për këtë vepër të madhe që do e nisin sot”, tha Muftiu i Bashkësisë Fetare Islame të Gostivarit, Shaqir Fetai.

Lajme të ngjashme

Back to top button