Shkëndija me shumë mund mori tri pikë

Ekipi i Shkëndijës së Tetovës ka marrë tri pikët e para në fillim të sezonit të ri futbollistik në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Edhe pse me shumë munde dhe vështirësi, e mira e gjithë kësaj është se kuqezinjtë e kanë filluar me këmbë të mbarë këtë edicion, por që gjithsesi nuk do të jetë aspak lehtë deri në fund.
Edhe pse gjatë gjithë kohës Shkëndija ka qenë dominuese dhe ka treguar lojë më të organizuar se ekipi i Bregallnicës, por kjo e fundit nga një gabim i mbrojtjes e ka denuar ekipin tetovar në minutën e 35-të, kur me kokë ka shënuar Zoran Matiç. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, e që pubiku në shkallët e stadiumit të qytetit në Tetovë aspak nuk ishte i kënaqur dhe me fishkëllima i përcolli futbollistët në dhomat e zhveshjes.

Mysafirët zvarritnin për të kaluar koha
Mysafirët me ndërhyrje të palejuara nuk mundësonin të zhvillohej lojë e bukur

Pjesa e dytë solli lojë edhe më sulmuese të skuadrës së Shkëndijës, e cila edhe rezultoi me dy gola për fitore. Fillimisht shënoi sulmuesi kroat Bojan Vruçina në minutën e 78-të, ndërsa krejt në fund për festë të madhe shënoi me kokë Martin Kavdanski.

Gjithsesi Shkëndijën e pret test i madhë mu në xhiron e dytë, kur në Shkup do të luajë kryendeshjen e sezonit kundër ekipit të Vardarit që një pretendent tjetër për kreun e tabelës. Pikërisht Vardari në ndeshjen e luajtur në Manastir si mysafire e ka mundur rivalën e përbetuar, Pelisterin me rezultat minimal 1:0, ndërsa Sileksi që është rikthyer në elitën e futbollit të Maqedonisë, e ka mundur skuadrën e Turnpovës me rezultat 2:0.

Dje Renova dhe Teteksi luajtën baras 0:0, ndërsa xhiroja e parë do të kompletohet me ndeshjen e nesërme që është dhe një derbi tjetër, Rabotniçki Metalurgu. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button