Skandal Diplomatik: Mosadi i përndjek telefonin John Kerry-t

Sipas informacioneve të fundit, që i disponon magazina gjermane, Der Spiegel, bëhet fjalë për një mega skandal mes dy shteteve mike, Izraelit dhe SHBA-ve.

Gjithashtu sipas mediave britanike, telefoni i sekretarit të jashtëm të SHBA-ve, John Kerryt ka qenë i përndjekur nga përfaqësues të shërbimeve sekrete izraelite, MOSAD. Ata më pas i kanë përdorur të dhënat, gjatë bisedimeve paqësore në dobi të tyre.

Pavarësisht se lajmi i skandalit telefonik ka pushtuar mediat ndërkombëtare, qeveritë e SHBA-ve dhe Izraelit akoma s’kanë dalë në prononcim mbi sqarimin e lajmit.

SHBA-të kanë punuar ngushtë me shtetin hebre, përfaqësues palestinezë dhe shtetet arabe për gjetjen e një zgjidhje në Lindjen e Mesme. Por akoma zgjidhja e konfliktit duket se është larg, pasi palët kanë kushte të papranushme për njëri-tjetrin.

Deri tani, viktimat kanë kaluar numrin 1800 në Gaza dhe mbi 60 ushtarë izraelitë kanë ndërruar jetë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button