Edhe një tragjedi në Tetovë, nusja vdes në ditën e dasmës

Familja shqiptare që banon në nga lagjen e Çarshisë së Epërme në Tetovë sot ka përjetuar tragjedi familjare pasi që vajza e tyre 23 vjeçare, A.H ka ndërruar jetë në ditën që duhej të bëhej nuse.

Sipas dëshmitarëve të Portalb, e ndjera ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit, për shkaqe të panjohura shëndetësore. Ajo duhej të martohej sot në një nga fshatrat e Tetovës.

Edhe nga policia e Tetovës për Portalb konfirmojnë se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Varrimi i të ndjerës u krye sot.

Ndryshe, dje Tetova u trondit nga ngjarja ku u gjetën të vdekur babë e bir. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button