Pakica maqedonase këmbëngul kundër ligjit për ndarjen territoriale në Shqipëri

Maqedonasit në Shqipëri janë kundër ligjit të ri për ndarjen territoriale të vendit të miratuar nga Parlamenti. Partia maqedonase në Shqipëri, Alenca Maqedonase për Integrim Evropian do të kërkojë që ligji të dalë para Gjykatës Kushtetuese në Tiranë. Këtë e ka theksuar sekretari i partisë maqedonase në Shqipëri Vasil Shterjovski.

Shterjovski, ka deklaruar se qeveria e Shqipërisë me miratimin e këtij ligji në mënyrë të hapur i shkel të drejtat e pakicave në vend duke mos përfillur aspak kërkesat e pakicave.

“Kjo reformë do të asimilojë pakicën maqedonase”, thotë Shterjovski dhe sipas tij, pas vendimit të gjykatës kushtetuese është i mundur edhe mbajtja e protestave.

Me ligjin e ri si komunë për maqedonasit mbetet vetëm Pusteci, ndërsa komunat Gollo Brdo dhe Gora i bashkëngjiten komunave tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button