Ekspertet tërheqin vërejtjen ndaj kërpudhave helmuese

Muaj korrik i shoqëruar me lagështira ka zgjatur sezonin e mbledhjes së kërpudhave në male, që është karakteristikë për muajin maj dhe deri ka mesi i qershorit.

Ndryshimi i temperaturave, sipas njohësve të kërpudhave ka bërë lëvizjen e mbledhjes së tyre nga pjesët më të ulëta në pjesët më të larta të maleve.

Mbledhësit e kërpudhave janë shumë të vëmendshëm në mbledhjen e tyre sepse, kërpudhat helmuese janë shumë të ngjashme dhe paraqesin shumë rrezik.

Kërpudha helmuese duket me ngjyrë të kuqe dhe e lëngshme. Mbledhësi i kërpudhave Shaban Mehmeti nga fshati Kallauzlija, thotë se kërpudha helmuese është më ngjyrë të dukshme të kuqe dhe është me shije të mirë, ndërsa në pjesën e poshtme është si me fleta të vijëzuara, por të rrezikshme për ngrënie.
Mbledhja e kërpudhave në rajonin e Pllackovicës përbënte një veprimtari të vërtetë në vitet e më hershme, ndërsa muaj me lagështi ka rikthyer ata sërish në mbledhjen e kërpudhave nëpër male, por jo si atëherë.

Ngjarja tragjike e familjes nga Kocani e cila u përgjysmua nga konsumimi i kërpudhave helmuese si dhe çmimi i ulët i tyre, bëri që kjo veprimtari të zbehet.

Çmimi i kërpudhave të freskëta të malit, varet nga lloji i tyre. Çmimi lëviz nga 150 deri në 200 denarë, për lloje të ndryshme të kërpudhave. Njëri nga mbledhësit, thotë se kjo nuk është me leverdi kur dihet se për një orë mund të mblidhet deri në 800 gram.

Lajme të ngjashme

Back to top button