Është vrarë një 22-vjeçar nga Strumica, policia arrestoi autorët

Mbrëmë rreth orës 19:30 pas një debati paraprak për shkak të marrëdhënieve të prishura familjare, në rrugën “Betovenova” në Strumicë, M.J. me një objekt të mprehtë ka lënduar A.B (22) nga Strumica, i cili më pas ka ndërruar jetë në Qendrën mjekësore Strumicë. Ndërsa, R.A me sende të mprehta ka sulmuar dhe lënduar edhe B.J.(69), Z.B.(45) dhe O.B.(20), të gjithë nga Strumica, të cilëve iu është drejtuar ndihma mjekësore në QM Strumicë. Në sulm pjesëmarrëse ishte edhe J.T., nëna e M.J., transmeton Portalb.mk.

Nga Spitali i Strumicës kanë konfirmuar se mbrëmë tek ta janë sjellë katër persona. Djali i goditur me thikë u pranua i vdekur në spital dhe mjekët vetëm konfirmuan vdekjen e tij. Tre personat e tjerë kanë marrë plagë të lehta me thikë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. I mituri është liruar për mjekim në shtëpi mbrëmë, ndërsa dy femrat mbahen në spital, por gjatë ditës së sotme edhe ato do të shkojnë në shtëpi.

Policia në orët e hershme të mëngjesit në Radovish dhe fshatin Dedeli të Vallandovës ka gjetur dhe privuar nga liria të dyshuarit për vrasjen në fjalë. Janë ndaluar M.J.(22), R.A.(33) dhe J.T.(44), të gjithë nga Strumica.

Pas kallëzimit të rastit në vendngjarje kanë dalë efektivët e policisë dhe pas marrjes së masave autorëve iu është hequr liria dhe me urdhër të gjykatës është kryer kontroll në banesën e M.J. dhe janë ngritur lëndë në lidhje me veprën penale.

Nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës kanë njoftuar se trupi i pajetë i të ndjerit për shkak të plagëve të shumta me thikë është dorëzuar për autopsi dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, policia do të bëjë kallëzim përkatës kundër të dyshuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button