Ulen çmimet e drurit të ahut për ngrohje për 10 dhe 15 për qind

NP “Pyjet e Maqedonisë” i uli çmimet e drurit të ahut për ngrohje për 10 për qind për të gjithë personat fizik dhe për 15 për qind për shfrytëzuesit e ndihmës sociale.

Vendimi i këtillë do të vlejë deri më 30 shtator të këtij viti, ndërkaq është sjellë, siç kumtoi ndërmarrja, që t’i dalë në ndihmë qytetarëve, posaçërisht kategorive të ndejshme.

Çmimi i ri i drurit të ahut për ngrohje me lirim prej 10 për qind është 2133,60 denarë për metër kub, ndërsa çmimi për personat shfrytëzues të ndihmës sociale me 15 për qind zbritje është 2015,03 denarë.

Këto çmime vlejnë për blerjen e drunjve në depot e NP “Pyjet e Maqedonisë”.

Vendimin për uljen e çmimit e solli Këshilli drejtues i Ndërmarrjes, duke e pasur parasysh periudhën kur qytetarët furnizohen me drunj për ngrohje për sezonin e ardhshëm ngrohës.

Lajme të ngjashme

Back to top button