Milloshoski: Greqia shfrytëzon krizën e brendshme për mos zgjidhjen e çështjes së emrit

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në një intervistë për “Pres24”, ka deklaruar se Greqia edhe kësaj here ka shfrytëzuar krizën e brendshme si alibi për të mos zgjidhur çështjen e emrit.

Sipas tij Grqia është parter jo i përshtatshëm për bisedime dhe vendi i cili në mënyrë dinake shfrytëzon përpirësit e veta si anëtare e BE-së dhe NATO-s.

“Greqia lehtë krijon problem bilaterale, ndërsa rëndë i zgjidh”, thotë ish ministri i punëve ët jashtme Antonio Milloshoski.

Ai pret propozim të ri nga mediatori, Metju Nimic kah fundi i vitit, por vetëm në funksion të situatave politike që ndodhin, pa ndonjë përparim. Për rolin e kancelares gjermane, Angela Merkel, Milloshoski e konsideron sit ë mirë, por deklarata e kancelares sipas tij, nuk do ët thotë zgjidhje.

“Berlini nuk ka shkop magjik për të zgjidhur këtë kontest 20 vjeçar ta zgjidhë për 20 ditë, por në afat të shkurtë ose të mesëm, ka resurse që mund të jenë një ndihmë e madhe për të kapërcyer këtë status kuo”, tha Milloshoski.

Milloshoski ka deklaruar: “ Pala maqedonase nuk diskuton dhe as që ka ndër mend të diskutojë për identitetin e popullit maqedonas, si gjuha dhe kultura. Pala greke çdo herë ka pasur qëllim të fshehur që kontesti me emrin ta shfrytëzojë për modifikimin e identitetit kombëtarë maqedonas”.

Lajme të ngjashme

Back to top button