Të akuzuarit Antonio Milloshoski nuk i cenohen të drejtat kushtetuese, por ai akuzohet për vepër penale, vlerësoi Gjykata Kushtetuese

Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë kërkesën për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të dorëzuar nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, i cili vlerësoi që në lëndën “I fuqishmi” nga i PSP-ja u akuzua për arsye politike, raportoi SDK, përcjell Portalb.mk.

Gjykata e shqyrtoi kërkesën dhe konstatoi se për shkak aktakuzës nuk hiqet ndonjë e drejtë e garantuar me Kushtetutë, duke vlerësuar që aktakuza është një akt procedural në kuadër të zhvillimit të procedurës penale.

Aktakuza është e Prokurorisë Speciale Publike dhe është drejtë përfundimit.

Në sqarimin e Gjykatës, theksohet që Milloshoski nuk i ka numëruar shkaqet, faktet dhe dëshmitë pse dëshmon se është I ndjekur politik.

Milloshoski, babai i tij, ish-lustratori Tome Axhiev dhe dhjetëra persona të tjerë nga pjesa perëndimore e Maqedonisë, akuzohen për lustrim arbitrar dhe hakmarrës të Dragi Bileskit, për blerje gjërave të vlefshme me çmime te lira, përmes keqpërdorimit të këshilltarëve komunal.

Rastin e udhëheq gjyqtarja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë prokurorët publik Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.

Dy nga të pandehurit akuzohen për kryerjen e Mashtrimit, dhe i akuzuari i tretë Miloshoski për Mashtrim dhe Shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit sipas nenit 353 paragrafi 2 të Kodit penal, ku dënimi minimal është 5 vjet burg. Propozimi i Prokurorisë përfshin 10 personat e akuzuar për kryerjen e një vepre penale – Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autoritetit sipas nenit 353 paragrafi 2.

Prokuroria Themelore Publike -Shkup në gusht të këtij viti ngriti aktakuzë për rastin I fuqishmi”.

Këtë rast fillimisht e hapi Prokuroria Speciale në mars të 2018-ës. Më pas e mori përsipër Prokuroria Publike ndërsa prokurorja Fatime Fetai vazhdoi të punojë në këtë rast.

PSP-ja gjatë publikimit të rastit deklaroi se Milloshoski, nga pozicioni i tij politik, ka mundësuar shitjen e pronave shtetërore me çmime të ulëta. Në vitin 2011, ai dyshohet se ka arritur ta hetojë këshillin e komunës së Pllasnicës për të tjetërsuar një kooperativë, ndërsa dëmi vlerësohet rreth 50 mijë euro.

Seanca e radhës është caktuar më 23 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button