Kujdes, ja sa para lejohet të keni në vete kur kaloni shërbimet doganore e aeroporteve të Maqedonisë

Shërbimet doganore në aeroportet e Maqedonisë i kanë informuar sot udhëtarët me rregullat ekzistuese rreth shumës së lejuar e të hollave që kanë të drejtë të mbajnë me vete.

Drejtoresha e Doganave, Radeska thotë se të gjithë ata udhëtarë që nuk do t’i paraqesin mallrat ose shumat e parave me vlerë mbi 10 mijë euro, do të gjobiten nga 1500 deri më 3000 euro ndërsa malli do tu konfiskohet.

Shtetasit e Maqedonisë që lëshojnë Maqedoninë me sasi të hollash më të mëdha se 2 000 euro do të duhet të paraqesin para autoriteteve të doganës vërtetim nga bankat ose këmbimoret për paratë në fjalë, në të kundërtën edhe ata do të gjobiten.

Që nga viti 2008, doganierët kanë konfiskuar mbi 4,6 milion euro të paparaqitura. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button