Sot protestojnë profesorët dhe arsimtarët

Sot, 5 minuta para orës 12, Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) do të protestojë para Ministrisë së Arsimit.

Kërkohet rroga më të larta për punonjësit e arsimit parashkollor, atë tetëvjeçar dhe arsimit të mesëm, miratimi i një marrëveshje kolektive që të anashkalohen dallimet joligjore për pagë më të lartë për të njëjtin vend pune,

Ata do të protestojnë edhe kundër testimit ekstern dhe politizimit të arsimit.

Nga sindikata shprehen të revoltuar edhe me sjelljen e institucioneve të cilat nuk ndërmarrin asgjë pas kërkesave të tyre që janë dorëzuar në muajin mars.

“Nëse kërkesat tona nuk plotësohen deri në fund të muajit gusht, do të vihet në pikëpyetje edhe fillimi i vitit shkollor në shtator, deklaroi kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov.

Ndryshe, dje kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov tha se profesorët dhe arsimtarët, anëtarë të Sindikatës po ballafaqohen me kërcënime të shumta se do të largohen nga puna nëse dalin në protestën e paralajmëruar për sot.

Kërcënimet kanë shkuar deri aty sa të prekin edhe familjarët e tyre. Sipas Nedellkov presionet mbi anëtarësinë e SASHK-ut që të mos dalin në protesta vijnë kryesisht nga drejtorët e shkollave.

Lajme të ngjashme

Back to top button