Arta Bajrami kërkon ndihmë nga fansat

Këngëtarja Arta Bajrami e cila së fundmi erdhi në publik me një këngë të re në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe Don Arbas, po përgatitet për risi tjera.

Ndonëse për Tribuna, këngëtarja ka treguar se tashmë do të jetë më aktive me në skenë, ajo veçse i është përveshur punës. Në radhë presin edhe dy këngë tjera një baladë dhe një e zhanrit Rnb.

Mirëpo siç është bërë zakon që nëpër faqe zyrtare të internetit këngëtarët të komunikojnë me fansa një gjë të tillë e ka bërë edhe Arta. Ajo kësaj radhe ka kërkuar ndihmë nga fansat, me ç’rast iu është drejtuar.

“Fansa të dashur çka propozoni të lansoj tash një këngë baladë apo një kënge hot hip hop R&B e pastaj baladën, e dua një mendim nga ju dhe në fund edhe një mendim nga familjarët e mi, edhe pse unë për mendimin tim jam për një Hot Hip hop R&B”, është ky mbishkrimi i këngëtares Bajrami.

Ndonëse kërkesat e fansave ishin të shumta, një gjë është e sigurt, Arta së shpejti sjell risinë e radhës.

Lajme të ngjashme

Back to top button