Greqi, neonazisti rreh 20 vjeçarin kur i tha “jam shqiptar”

Një shqiptar 20 vjeçar ka denoncuar në policinë e Lamias, në Greqi se është rrahur nga një militant i Agimit të Artë.

Incidenti ka ndodhur në qendër të qytetit të Lamias mbrëmë rreth orës 21 00.

Sipas 20 vjeçarit, një person i është afruar dhe e ka pyetur “nëse është shqiptar”. Kur ai u përgjigj “po”, militanti i Agimit të Artë filloi ta godasë derisa sa e ka gjakosur dhe e ka lënë shtrirë në tokë.

Me telefonin e tij shqiptari informoi policinë e cilia mbërriti në vendngjarje përballë zyrave të Afimit të Artë.

20 vjeçari u dërgua me ambulancë në spitalin e Lamias, për të marrë ndihmën e parë, ndërsa mbi militantin e partisë neonaziste është ngritur një padi për rrahje.

Lajme të ngjashme

Back to top button