VIDEO: Zëdhënësi i OKB-së qan “live” për viktimat në Gaza

Në mesin e ngjarjeve më tragjike të 30 korrikut në Gaza është bombardimi i një shkolle të menaxhuar nga agjencia e OKB-së e ngarkuar me refugjatët palestinezë (UNRWA), në kampin Jabaliya. Sipas ekipeve lokale të shpëtimit, së paku 16 palestinezë janë vrarë e 90 janë plagosur nga ky bombardim izraelit.

Christopher Gunness, ish-gazetar i BBC-së, është zëdhënës i UNRWA-së. I pyetur të njëjtën ditë nga kanali kataras “Al-Jazeera”, ai fillon të dënojë shkeljen e të drejtave të palestinezëve para se të mbërthehet nga emocionet. Një person i afrohet për ta ngushëlluar përderisa kamera largon fokusin prej tij, por vazhdon të incizojë.

Në skenë, një gazetare e “Al-Jazeeras”, e rrëfen kështu ngjarjen: “Ne kemi takuar në zyrën e tij në Jerusalem zëdhënësin e UNRWA-së. Ai duhej të na tregonte për atë që ka parë pas bombardimeve, por ai nuk ka mundur t’i përmbajë lotët para kamerave tona”.

Në fakt, zyrtari arrin të flasë vetëm pak sekonda” “E drejta e palestinezëve, e madje e fëmijëve të tyre, është nëpërkëmbur dhe kjo është absolutisht e tmerrshme”.

Aktualisht, më shumë se 200.000 banorë të territorit palestinez, të dëbuar nga shtëpitë e tyre, jetojnë në kushte ekstrem të rënda, në 82 shkolla të menaxhuara nga UNRWA.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button