Televizori i lakuar i LG-së me paraqitje 5K hidhet në treg

Mesa duket kompania LG ka bërë një hap të madh në tregun e shitjeve të televizorëve. Televizori më i fundit i prodhuar nga kjo kompani është LG 105UC9, i cili ka parametrat me cilësore në treg.

Ky televizor mbështet paraqitjen 5K, të paktën kështu preferon që ta quajë kompania LG, pasi ky term akoma nuk është përdorur në ndonjë produkt tjetër. Ky ekran ka një rezolucion prej 5120 x2160 piksel me një raport 21:9. Madhësia e tij shkon deri në 105 inç dhe është i lakuar, në mënyrë që të lëvizet më thjeshtë përreth shtëpisë tuaj.

Në treg ka shumë pak produkte,të cilat mbështesin materiale në 4K dhe shumica e përdoruesve nuk preferojnë që ti blejnë për shkak se jo çdo film që prodhohet i përshtatet atij ekrani. Shumica e filmave janë të filmuar në raportin 21:9, por asnjë prej tyre nuk ka si veçori Blu-ray, prandaj ju do të duhet të zmadhoni pamjen në mënyrë që të hiqen pikat e zeza nga ekrani. LG 105UC9 do të jetë i gatshëm për shitje në Korenë e Jugut në fundin e kësaj jave.

Lajme të ngjashme

Back to top button