20 bursa për persona që do të studiojnë osmanishten

 Është shpallur konkurs për bursim të 20 personave të cilët do të shkonin në studime deridiplomike ose pasdiplomike në universitete të ndryshme botërore për mësim të gjuhës së vjetër turke.

Në Maqedoni ka mungesë serioze të njerëzve të cilët e njohin gjuhën e vjetër turke e cila është përzierje e gjuhës arabe dhe persiane.Këtë sot e deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski, i cili tha se vetëm disa persona në Maqedoni kanë mbetur të cilën e njohin këtë gjuhë, disa thonë vetëm dy edhe atë në vite më të moshuar të cilët shkëlqyeshëm e njohin gjuhën dhe mund të shfrytëzohen për përkthime.Ideja, theksoi kryeministri, u nis nga atje se në Maqedoni ekziston sasi e madhe e materialeve të pahulumtuara arkivike të shkruara në gjuhën e vjetër turke nga ajo periudhë, nga periudha osmanlike të cilat nuk janë përkthyer, nuk janë analizuar, nuk janë përpunuar.

Potencoi se që para shumë kohësh ka biseduar me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan, i cili jap mbështetje të plotë që të dërgohen persona të cilët në periudhë më të gjatë do të qëndrojnë dhe do të hulumtojnë në arkivat e tyre dhe pastaj do të botohen libra, vepra historike dhe do të promovohen në Republikën e Maqedonisë.

E rëndësishme për ëtë projekt, theksoi, është se të gjithë këta persona kanë punësim paraprakisht të garantuar në në njërin nga tre institucionet ku mund të shfrytëzohen me njohjen e gjuhës së vjetër turke, ndërsa ato janë Arkivi shtetëror, Instituti për histori kombëtare ose Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë.Konkursi për këto bursa është publikuar në internet faqen e MASH-it dhe është aktiv deri më 15 gusht, por në qoftë se ka nevojë afati edhe do të vazhdohet.

Për vitin akadmeik 2014/2015 do të ndahen 20 bursa të plota, të cilat nënkuptojnë mbulim të shpenzimeve për regjistrim, kompensim mujor në të holla dhe shpenzimet për biletën e aeroplanit.Kandidatët për bursim të studimeve deridiplomike dhe pasdiplomike për mësim të gjuhës së vjetër turke duhet të jenë të pranuar në studime nga cikli i parë, gjegjësisht i dytë, për herë të parë në vitin e parë në vitin akademik 2014/2015, në ndonjërin nga universitetet ku kjo gjuhë mësohet.

Ata të cilët do të fitojnë bursë të njejtit obligohen të punojnë të paktën 10 vite në Republikën e Maqedonisë pas përfundimit të studimeve, për çka shteti u garanton vendim pune adekuat në Arkivin shtetëror të Republikës së Maqedonisë, Institutin për histori kombëtare, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë ose ndonjë institucion tjetër adekuat.

Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe studentë të diplomuar të cilët i përmbushin kushtet mund të aplikojnë dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button