Gaza: Vriten 3 ushtarë izraelitë dhe mbi 27 plagosën

Pas së Hënës së zezë për ushtrinë izraelite, ku u vranë 10 ushtarë të tyre, të Mërkurën ka pasur gjithashtu sulme të fuqishme mes palëve. Së paku 3 ushtarë izraelitë janë vrarë, ndërsa mbi 27 të tjerë të plagosur, ku një pjesë e madhe e tyre në gjendje kritike për jetën, është bilanci i fundit i së Mërkurës, njoftojnë mediat izraelite, transmeton Portalb.

Të Martën nga qeveria egjipitiane, zyrtarisht është bërë e ditur për agjensinë Reuters, se Izraeli ka pranuar një armëpushim, por Hamasi e ka pezulluar atë.

Hamasi fton Hezbollahun në bashkëluftim

Për agjensinë ruse të lajmeve, Ria Novosti, deputeti i Hamasit Abu Marzouk, ka ftuar organizatën libaneze Hezbollah, që s’ka pse të mendojë më shumë mbi konfliktin dhe se duhet sëbashku të mposhtin regjimin cionist.

“Shpresojmë që fronti libanez të na bashkangjitet dhe të luftojmë sëbashku regjimin cionist. Nuk ka vend për mendime të shumta në këtë aspekt, “ tha mes tjerash Abu Marzouk. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button