Tetovë: E godet me thikë se nuk i jep përparësi në komunikacion!

Një tetovar do të ndiqet penalisht pasi pas një zënke për mosdhënie të përparësisë në komunikacion, me thikë e ka shpuar një bashkëqytetar të tij.

Incidenti ka ndodhur më 16 gusht në rrugën e “Luboten”-it në Tetovë. 46-vjeçari A.Z. ka filluar zënkë me B.R., i cili me veturën e tij ka qenë duke vozitur pas tij, për atë se pse nuk i ka dhënë përparësi kalimi. Zënka ka kaluar në rrahje dhe, siç njofton policia, A.Z. ka nxjerrë thikë dhe e ka shpuar B.R. në gjoks.

Pas përleshjes fizike, A.Z. është larguar nga vendi i ngjarjes. Kundër tij, SPB Tetovë ka ngritur padi penale. Ai do të përgjigjet për tentim vrasjeje, shkaktim të lëndimit të rëndë trupor dhe mosdhënie të ndihmës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button