VIDEO: LSDM-ja kërkon të mos emitohet video-klipi qeveritar kundër abortit

Grupi i deputetëve të LSDM-së sot dorëzoi një kërkesë deri te Këshilli për radiodifuzion që të tërhiqet nga emitimi video-klipi i ri televiziv, që është pjesë e fushatës së qeverisë kundër abortit.
 
“Video-klipi i ri, ku aborti si intervenim mjekësor barazohet me vrasjen dërgon porosi të dënimit dhe stigmatizimit te të gjitha gratë dhe çiftet të cilët e kanë shfrytëzuar ose planifikojnë ta shfrytëzojnë tël drejtën e tyre natyrore të reprodukimit. Njëkohësisht, ky spot është edhe ofendim brutal dhe kualifikim i mjekëve si vrasës”, thuhet në reagimin e LSDM-së deri te KRD-ja.
 
Partia përkujton se me nenin 41 të Kushtetutës garantohet e drejta e njeriut që lirisht të vendosë për të krijuar fëmijë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button