A po ndahen Beyonce e Jay Z?

A po ndahet çifti më i fuqishëm i show bizit, është pyetje që po e bëjnë këto ditë thuaja se të gjitha mediat botërore?

E përditshmja ‘The New York Post’ është e bindur se ndarja e Beyonces nga Jay Z është vetëm çështje e kohës.
Që nga koha kur TMZ publikoi videon e ‘incidentit’ në ashensor, që shpalonte pamjet shokuse të motrës së Beyones, Solange, duke e shqelmuar bashkëshortin e të pares, Jay Z, mediat nuk kanë pushuar së komentuar ‘tërmetin’ që pritet të ndodhë në çdo çast.

Shenja e fundit e ndarjes së mundshme është edhe lajmi i publikuar se ‘Queen BE’ ka filluar të kërkojë një shtëpi pa prezencën e bashkvshortit.

“Beyonce i ka hedhur një sy shtëpisë që po shitet për 21.5 milion dollarë. Tek blerësi ajo u paraqit pa Jay Z-në”, raporton NYP.

Mediat holvudiane ndërkaq shkruajnë se të gjitha spekulimet ‘se ata do të shkurorëzohen me 13 shtator janë një blof i vetë këngëtarëve, të cilë janë të njohur si mjeshtër të marketingut’. /infoglobi/v.b.

Lajme të ngjashme

Back to top button