A do eskalojë situata mes Libanit e Izraelit?

Mbrëmjen e së Hënës, janë lëshuar dy raketa nga territori libanez në drejtim të Izraelit. Sipas raportimeve të së përditshmes izraelite, Jerusalem Post, nuk bëhet fjalë për të lënduar, por raketat kanë terrorizuar veriun e vendit.

Akte të tilla sulmi, vijnë nga militant muslimanë, që kooperojnë në Liban. Së fundi, edhe kryemyftiu i Libanit, Sheikh Mohammed Rashid Qabbani, ka bërë thirrje për xhihad kundrejt Izraelit dhe çlirimit të Palestinës, transmeton Portalb.

Gjatë konfliktit mes Hezbollahut libanez dhe Izraelit në 2006, humbën jetën rreth 500 persona dhe mijëra u lënduan. Prej atëherë situata mes dy vendeve nuk është normalizuar, veçanërisht në momentet e mësymjes dhe sulmeve izraelite në Gaza. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button