Bieber: Nga viti 2001 Maqedonia ende nuk shkon drejt stabilizimit

Në shkrimin e tij, analisti për Ballkanin, drejtor i Qendrës për Hulumtim për Evropën Juglindore, Florian Biber, sqaron se edhe pse Maqedonia deri më tani është shquar si një vend pa luftëra të përgjakshme, përjashtuar konfliktit të 2001-shit që sipas tij, kishte më pak pasoja në njerëz sesa aksidentet e vitit 2013; nga viti 2001 situata e Maqedonisë akoma nuk shkon drejt stabilizimit, transmeton Portalb.

Arsyet sipas Biberit janë të shumta, ku mes tjerash përmend centralizmin e skajshëm, mos respektimin e vullnetit të shqiptarëve në vitin 2006-2008, incidentet e fundit ndëretnike,  projekti Shkupi 2014,  punësimi vetëm mbi baza partiake janë indikatorë se Maqedonia nuk ka qenë në rrugën e duhur.

Në lidhje me protestat e fundit, ai potencon se të rinjtë shqiptarë nuk përfaqësohen sic duhet në Maqedoni dhe si të tillë japin mesazhe të paqarta, herë fetare dhe herë nacionaliste.

Shkupi 2014: Si mburojë kundrejt shqiptarëve e muslimanëve

Florian Biber shkruan edhe për projektin megaloman, Shkupi 2014, ku thotë se investimi i skajshëm, ngritja vetëm e përmendoreve sllave, po shërben si mburojë nga pjesa e Carshisë që banohet kryesisht me shqiptarë.

“Marrja e qeverisë që nga viti 2006 nga VMRO, realisht ka nxjerrë jashtë loje shqiptarët dhe maqedonasit të cilët nuk dakordohen me projektin, Shkupi 2014. Kjo ka thelluar ndarjet në shoqërinë e dyzuar të Maqedonisë”, shkruan mes tjerash Florian Bieber, transmeton Portalb.

Të gjithë këto arsye, sipas Florian Bieber,  duke ia shtuar edhe protestat e fundit,  bëjnë të ditur se Maqedonia  është vendi më i rrezikuar nga dhuna etnike në Ballkan. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button