Aksident në Dibër, humb jetën 62-vjeçari

Një aksident i rëndë, me pasojë humbjen e jetës së një 62-vjeçari ka ndodhur në Dibër.

Në një njoftim të tijin, Alti Dema ka lajmëruar mediat se sot në mëngjes në orën 6:45 minuta, në aksin rrugor Dibër Mavrovë, shoferi Sadik Frangu tek vendi i quajtur ura e Boshkut teksa udhëtonte me furgonin e kompanisë Hisari Turizëm – ka rënë në lumin Radika, ku si pasojë e kësaj rënie Sadiku ka gjetur vdekjen.

Në njoftim thuhet se 62 vjeçari Sadik Frangu nga fshati Ballancë, i cili ishte duke punuar si shofer në kompaninë Hisari Turizëm ka shkuar të merrte një grup mërgimtarësh që me autobus do të vinin në Gostivar nga Mestre e Italisë.

Por, për shkaqe, që ende mbeten të paditura, ky udhëtim ka rezultuar fatal për jetën e të moshuarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button