Mediet serbe kërkojnë të hiqet mirëseardhja shqip në Bujanoc

Mediet serbe kanë kërkuar heqjen e tabelës së mirëseardhjes që është vendosur në gjuhën shqipe në hyrje të Bujanocit, ndërsa kanë deklaruar se ajo duhet të zëvendësohet me gjuhën serbe.

Ato e kanë quajtur skandaloze këtë gjë, dhe janë shprehur se në Bujanoc, një territor që administrohet nga Serbia, është harruar gjuha serbe. Mediet serbe kanë kërkuar që tabela të shkruhet në gjuhën serbe “Dobro dosli, migranti” dhe atë rome “Sukar aljen, migranti”, transmeton ina njoftimet.

Sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002, në Bujanoc jetojnë 43.300 banorë, prej tyre 55% shqiptarë, 34% serbë dhe 7% romë.

Lajme të ngjashme

Back to top button