Londra planifikon 5G-në

Kryetari i Londrës, Boris Johnson ka premtuar se kryeqyteti anglez do të ketë shpejtësinë mobile 5G deri në vitin 2020.
Si pjesë e planit të gjerë të Londrës prej tani e deri në vitin 2050, Johnson premton se do të sjellë 5G në Londër për 6 vjetët e ardhshëm.

Kjo duket e vështirë pasi që rrjeti 5G është ende në hapat e parë. Universiteti i Surreyt është i përfshirë në projekt që të sjellë shpejtësi më të madhe të internetit, por tani ende nuk dihet se si do të jetë 5G.

Pasi u raportua më herët se Bashkimi Evropian do të bashkëpunojë me Korenë e Jugut për zhvillimin e 5G-së dhe me synimin e shtetit aziatik se do të lansojë 5G në vitin 2020 duket se premtimi i Johnsonit mund të bëhet realitet për 6 vjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button