Berisha: Në qeverisjen Rama-Meta, vetvrasjet janë rritur në mënyrë dramatike

Ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka thënë se në qeverinë Rama-Meta, statistikat e vetvrasjeve janë dramatike.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se janë rritur në mënyrë dramatike vetvrasjet.

“Ne qeverine Rama – Meta jane rritur ne menyre dramatike vetvrasjet me 54% dhe tentativat per vetvrasje me 107%

Te dashur miq, Edi Drama, njeriu qe rrezaton zi, urrejtje, pesimizem, negativitet kerkon te laje duart si Pons Pilati me dyfishimin e vetvrasjeve dhe tentativave per vetvrasje. Keshtu, 180 ditet e fundit te qeverise Rama – Meta, per te cilat kemi statistiken krahasuese zyrtare, del se u shoqeruan nga rritje dramatike e vetvrasjeve dhe tentativave per vetvrasje. Keto te dhena zyrtare faktojne se, 6 muajt e fundit, vetvrasjet ne Shqiperi u rriten nga 90 ne 139 raste pra u rriten 54%. Kurse tentativat per vetvrasje u rriten nga 150 ne 310 raste pra u rriten me 107%.

Para kesaj situate dramatike te rritjes marramendese te vetvrasjeve me 54% dhe tentativave per vetvrasje me 107%, Edvin Drama, njeriu qe rrezaton cdo minute, ore dhe dite vetem urrejtje, negativitet dhe zi kerkoi me cinizem ekstrem qe policia socialiste e tij te merret me trajtimin e vetvrasjeve, pra dhe kjo vetem e vetem per te manipuluar shkaqet e tyre te lidhura me pushimet nga puna, rritjen e shpejte te papunesise, varferine ekstreme, pamundesine e mjekimit etj.

Kesaj i thone te vetvrasesh per se dyti viktimat e mjera dhe te terrorizosh familjet e tyre. Sb”, shkruan ai në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button