Netanjahu refuzon armëpushimin 24 orësh

Grupi i militantëve palestinezë të Hamasit ka njoftuar një armëpushim 24-orësh, pasi Izraeli rifilloi sulmet në Rripin e Gazës, me justifikimin se nga Gaza po hidheshin një numër i vazhdueshëm raketash drejt izraelitëve.

Një zëdhënës i Hamasit tha se armëpushimi do të niste nga ora 14:00 me orën lokale (13:00).

Ushtria izraelite filloi sërish sulmet gjatë së dielës, në Rripin e Gazës, pasi sipas saj militantët e Hamasit nuk e kishin respektuar armëpushimin humanitar prej 24-orësh.

Në një deklaratë të mëngjesit të së dielës, ushtria izraelite u shpreh se, pas një zjarri të pandërprerë nga ana e Hamasit, tani është radha e tyre të rifillojnë sumet ajrore,

tokësore dhe detare. Banorët në Gaza njoftuan se dëgjuan bombardime të rënda në Lindje të qytetit të Gazës.

Më herët, Izraeli kishte pranuar një kërkesë të OKB-së për një armëpushim 24-orësh, por paralajmëroi se do të veprojë ushtarakisht, nëse do të shkelej nga Hamasi. Nga ana tjetër, fillimisht Hamasi tha se nuk do të pranojë paqe, deri në momentin që trupat izraelite do të jenë ende në Gaza, e më pas ndryshoi qëndrim.

Shumë njerëz e përdorën armëpushimin, i cili zgjati vetëm për pak orë, për të mbledhur furnizime të tjera ushtarake dhe për të hequr trupat e pajetë nën rrënoja. Më shumë se 1.000 palestinezë dhe 46 izraelitë janë vrarë ditët e fundit.

Sipas zyrtarëve, shumica e të vrarëve në Gaza janë civilë. Ushtria izraelite konfirmoi gjithashtu se do të vazhdojë operacionet nëpër tunele, që përdoren nga militantët palestinezë për t’u zhvedosur nga Gaza.

Për negocimin e një pushimzjarri afatgjatë, më vonë priten të takohen në Francë ministrat e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Turqisë dhe Katarit. / TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button