Gaza, numri i te vrarëve shkon në 1032

Të vdekurit në Gaza e kanë kaluar numrin 1000, 19 ditë pasi Izraeli nisi ofensivën kundër militantëve të Hamasit, bëjnë të ditur burimet mjekësore palestineze.

sipas Ministrise Palestineze te Shendetesise, 1032 persona llogariten te vrare. Ndersa per momentin është në fuqi një armëpushim 12-orësh, gjatë të cilit banorët e Gazës kanë mbledhur furnizimet jetike dhe kanë nxjerrë trupat e të afërmve nga gërmadhat.

Autoritetet në Gaza deklarojnë se mbi 100 trupa janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të bombarduara gjatë armepushimit, që nisi në orën 08:00 me orën lokale. Ndërkohë, rreth 5.870 palestinezë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga luftimet.

Të paktën 42 izraelitë janë vrarë që nga nisja e konfliktit më 8 korrik. Tre ushtarë mbetën të vrarë gjatë luftimeve në orët e natës, duke e çuar numrin e ushtarakëve të vrarë në 40.

Lajme të ngjashme

Back to top button