Ksamil, gjendet i mbytur 13-vjeçari. Në Vlorë policia shpëton 2 të rinj

Një 13 vjeçar u gjet i mbytur në Ksamil mbrëmjen e sotme. I mituri është gjetur i mbytur në vendin quajtur Gjiri i Podës. Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së të miturit me inicialet E.D.

Ndërkaq pasditen e sotme deti i trazuar ka vënë në rrezik jetën e dy pushuesve në bregdetin e Vlorës. Por fatmirësisht Policia ka arritur që të shpëtojë 2 të rinjtë Fjordi Mecaj dhe Albert Rrahmani të cilit ishin zhdukur në det që prej 6 orësh.

Burime nga policia kufitare bëjnë të ditur se dy të rinjtë nga Tirana ishin duke lundruar me një pedalon në det, por deti i trazuar nuk i ka lejuar ata që të ktheheshin në breg. Edhe pse kanë qëndruar për disa orë në ujë shëndti i të rinjve ka qenë i mirë.

Gjatë qëndrimit në det ata janë ankoruar në një bovë . Dy të rinjtë Fjordi Mecaj dhe Albert Rrahmani u gjetën në zonën e Zvërnecit pas disa orësh kërkime./ OraNews/

Lajme të ngjashme

Back to top button