Në dy incidente të ndara në Shkup, tre të lënduar

Sipas Ministrisë, janë parashtruar padi penale kundër personave E.SH. (17) dhe J.A. (17) të dy nga Shkupi për vrasje në tentim.
Dy personave të lënduar u është dhënë ndihma mjekësore. J.J gjendet në qendrën urgjente dhe është në rrezik për jetë, ndërsa D.J. është në spitalin e qytetit. Ndërkaq, dje pasdite një grup huliganësh tifozë maqedonas kanë rrahur një të ri shqiptar në lagjen Aerodrom të Shkupit.

Grupi ka goditur 15 vjeçarin që mësonte në shkollën e mesme “Dimitar Vlahov” menjëherë sapo kishte dalë  nga shkolla ku po mësonte. Bëhet fjalë për të riun me iniciale D.A, 15 vjeç nga Shkupi, i cili ka marrë lëndime të rënda trupore. Fëmija i lënduar rëndë menjëherë është hospitalizuar në Klinikën e Shkupit. Policia bëri të ditur se ka nisur zbardhjen e incidentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button