Ukraina një hap drejt BE

Ukraina hedh një tjetër hap drejt Brukselit. Parlamenti në Kiev ka miratuar një seri ligjesh që hyjnë në paketën e reformave të kërkuara nga BE.

Mes tyre është dispozita që paraqet kushte më të mira për të burgosurit në burgjet e ish republikës sovjetike.

Por janë reformat dhe çështje të tjera në diskutim në parlament si reforma e gjyqësorit.

Një prej kërkesave më të ngutshme, që duket se mbetet ende pezull, është lirimi i ish kryeministres Julia Timoshenko, e dënuar me 7 vjet burg.

Megjithatë koha kalon për Kievin. Samiti i BE për nënshkrimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë pritet të mbahet në Vilnius të Lituanisë në fund të nëntorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button