Gaza, 12 orë armëpushim. Pas 18 ditësh luftime, 900 palestinezë të vrarë

Pas 18 ditësh bombardime, në Rripin e Gazës në orën 08:00 nisi armëpushimi 12-orësh mes Izraelit dhe Hamasit.

Por gjatë natës luftimet nuk kanë të ndalur. 18 palestinezë, anëtarë të një familjeje gjetën vdekjen gjatë një sulmi në  Khan Younes, në jug të Rripit të Gazës.

Mediat ndërkombëtare raportojnë edhe për përleshje në Cisjordani. Forcat izraelit kanë hapur zjarr në përgjigje të të shtënave.

Ndërkohë janë vrarë edhe 2 ushtarë izraelitë. Pas 18 ditësh luftime bilanci I viktimave është 900 të vrarë mes palestinezëve dhe 37 mes ushtarëve izraelitë.

Ndërkohë sekretari Kerry tha se njoftimet e medias izraelite, sipas të cilave kabineti i ka hedhur poshtë planet për një armëpushim 7-ditësh, janë të gabuara.

Voa informon se Zoti Kerry është shprehur se nuk është bërë ndonjë propozim zyrtar për marrëveshje dhe se Izraeli kërkon ndryshime në gjuhën që do të përdorej. Ai tha se kryeministri Benjamin Netanyahu është i përkushtuar për të punuar për një armëpushim.

Kryediplomati i lartë amerikan tha se një armëpushim një-javor do të shfrytëzohej për t’i sjellë të gjitha palët së bashku, për të shqyrtuar çështjet që kanë çuar në dhunën vdekjeprurëse mes izraelitëve dhe  palestinezëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button