Aplikoni për bursa master në Turqi

Bursa për studime master në Turqi mund të marrin të gjithë ata student të cilët me sukses të lartë kanë mbaruar studimet deridiplomike.

Ministria për arsim dhe shkencë e Republikës së Maqedonisë njofton se në kuadër të ‘Programit për bursa të studimeve master në shtetet e jashtme 2215’ dhe ‘Programeve për për bursa në vende me zhvillim 2235’, sektori për përkrahje të njohësve pranë Entit për teknologji hulumtuese në Turqi ‘Tubitak’ ndanë bursa për studentët e suksesshëm të cilët kanë mundësi studimet posdiplomike ti bëjnë në Turqi. 

Programet studimore janë dedikuar për rritjen e ndikimit në sferën e teknologjisë mes vendeve me zhvillim në rrjetin ndërkombëtarë.

Këshilli Shkencor dhe Teknologjik i Turqisë (TUBITAK) jep bursa për studentët ndërkombëtarë që kërkojnë të ndjekin studimet pasuniversitare në Turqi. Bursa mbulon fushat e shkencave natyrore, inxhinieri dhe Teknologjik Shkencave Mjekësore, shkencave bujqësore, Shkenca Sociale dhe Humane.

Afati për aplikim zgjat prej 16 gusht deri më 27 shtator, ndërsa mund të aplikoni në mënyrë elektronike këtu.

Kohëzgjatja maksimale për bursa është 2 vjet për Masters dhe 4 vjet për programin PhD.

Të gjithë studentët që do të tregohen të sukseshëm në studimet master do të mund të shpërblehen me bursë për doktoraturë që zgjatë katër vite./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button