New Statesman: Ç’thonë “kukullat” e “Shkupit 2014”?

Skulpturat e thjeshtësuara të projektit “Shkupi 2014”, që duken sikur kukulla, sikurse dhe gjigantizmi i tyre, qartë e tregojnë mosnjohjen e autorëve të këtij projekti me vlerat perëndimore, në të cilat, në mënyrë paradoksale, betohen, shkruan magazina politike në internet, New Statesman.

Në analizën me titull “Kushtoni kujdes Maqedonisë – sistemit ballkanik për paralajmërim të hershëm”, të publikuar dje, thuhet se projekti, për të cilin thuhet se janë harxhuar pesë qind milionë euro, identifikohet së afërmi me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe partinë e tij VMRO-DPMNE.

“Shkupi i ri duket sikur ka shkuar prapa, në një marin që këtu quhet antikuizim, në një stil që në mënyrë të vendosur e përkrah klasikën antike perëndimore, të cilën kjo qeveri e konsideron për traditë të sajën. Këto pretendime në mënyrë plotësuese i komplikojnë marrëdhëniet e vështira me Greqinë, Bullgarinë, e deri diku edhe me komunitetin shqiptar që jeton në Maqedoni”, shkruan magazina. 

Në analizë përshkruhen përmendoret dhe ndërtesat e projektit Shkupi 2014, me konstatimin se i gjithë projekti “nuk është rezultat i megalomanisë, sa që është rezultat i marrëzisë kolektive”. Me këtë rast, magazina thekson se narativet në Ballkan janë shumë të rrezikshme, dhe se situata në Maqedoni duhet të ndiqet me vëmendje, për shkak se zhvillimet janë indikative dhe mund të konsiderohen se “sistem për paralajmërim të hershëm”.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button