Shkup, 15-vjeçari rrihet dhe shpohet me thikë

Një grup njerëzish, dje pasdite në rrugën “Radushka” në Shkup e kanë rrahur keq dhe e kanë shpuar me thikë 15-vjeçarin D.K. 

Së pari sulmuesit e kanë rrahur shumë keq djaloshin, e pastaj njëri prej tyre e ka shpuar me thikë në këmbën e majtë.

Djaloshi është dërguar në spitalin “8 shtatori” ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas është lëshuar për shërim në shtëpi.

Policia është në kërkim të sulmuesve, të cilët  pas asnjë arsye e kanë rrahur djaloshin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button