Shkroi “mbi hënë”: A do të martohesh me mua? (Foto)

David Osario i bëri një propozim krejt të veçantë dashurës së tij, që çdo vajzë në botë ndoshta do ta dëshironte. Ai shkroi mbi hënë, “A do të martohesh me mua?”.

28-vjeçari është astronaut dhe me ndihmën e një inxhinieri civil që merret me dizajn, përdori një mini-printer për të zhvendosur fjalët në lentet e teleskopit të tij, transmeton telegrafi.

“Ne kemi folur rreth planeve për një martese dhe ajo në një farë mënyre e dinte që do të merrte një propozim këtë vit. Unë doja që propozimi të ishte romantik”, ka treguar David, ndërsa transmeton Start.

E dashura Saydi Rodrigues, 27-vjeçare nga Toronto e Kanadasë, i tha ‘PO’ këtij propozimi të veçantë.

“Isha shumë e befasuar. Vazhdoja ta pyesja atë, nëse e kishte seriozisht, deri sa unaza ishte në gishtin tim dhe unë i thashë: ‘PO’”, ka thënë vajza.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button