Qyteti i Shkupit javën e ardhshme diskuton për transportin falas të studentëve?

Grupi këshillues i Lidhjes së për ardhmëri e ka dërguar deri tëk Këshilli i qytetit të Shkupit iniciativën për transport publik falas të studentëve.

Propozimi përmban nënshkrimet e studentëve që studijojnë në të gjitha universitetet private dhe shtetërore dhe kërkohet se gjatë kohës së ligjeratave respektivisht nja 1 tetori deri më 30 qershor të kenë transport publik falas.

Qyteti i Shkupit në rend dite këtë propozim do ta shqyrtojë në seancën e së martës.

Në iniciativën për transport publik falas sic thonë këshilltarët opozitarë kërkohet që mjetet të sigurohen nga Qyteti i Shkupit edhe atë që me rebalancin e buxhetit.

‘Duke pasur parasysh se Qyteti nga buxheti ndanë mjete të mjaftueshme për mbulimin e transportit falas për pensionistët, duhet të ndajë edhe për studentët’ qëndron në iniciativë.

Ndryshe studentët prej 20 maj deri më 20 korrik kanë realizuar fazën e parë të fushatës‘Duam transport publik falas’, ndërsa tani duhet të fillojnë me fazën e dytë.

Disa vite me radhë nxënësit e shkollave të mesme transportin publik e shfrytëzojnë falas, ndërsa nga viti i kaluar, pensionistët me vendim të Qytetit të Shkupit, dy herë në javë këtë të drejtë e kanë dy herë në javë.

Lajme të ngjashme

Back to top button