Mbi 11.000 shqiptarë bëhen qytetarë të Nishit?

Shqiptarët e Kosovës dhe të Luginës së Preshevës edhe pse ngadalë por me hapa të sigurta “pushtojnë” Nishin. Deri tash mijëra aplikacione janë bërë për qëndrim të përhershëm, raporoton shtypi serb. Sipas tyre, mbi 11 .000 shqiptarë duan të bëhen qytetarë të Nishit të Serbisë, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Pse shqiptarët blejnë banesa në Nish (“Zasto albanci kupuju stanove do Niša”) është ky vetëm një nga disa titujt e mediave serbe që shkruajnë ditëve të fundit rreth fenomenit të ri, me anë të së cilit, theksojnë mediat serbe “shqiptarët po i rrezikojnë dhe pushtojnë trojet, banesat serbe duke i blerë ato..”

Pas shumë kërkesave për vendbanime, që i janë dorëzuar policisë vetëm në qytetin e Nishit pas vitit 2010 e këndej, shqiptarët duket se ia mësyjnë banesave në qytetet serbe.
Shqiptarët nga Kosova deri më tani janë pronarë të rreth 300 banesave vetëm në qytetin e Nishit, dhe në këtë “biznes”, me të madhe ata ndihmohen nga serbët e zhvendosur nga Kosova të cilët tashmë jetojnë në qytetin e Nishit.

“Të shtypur nga varfëria, serbët janë të detyruar të bashkëpunojnë me shqiptarët” thotë Goran S, i cili nga viti 1999 është zhvendosur nga Prishtina në qytetin serb Nish.

Ky fenomen mund të interpretohet nga dy pikëpamje: ose Serbia ka rënë në gjunjë nga varfëria ose shqiptarët duan t’i rikthehen trojeve të tyre etnike deri në Nish.

“Pse shqiptarët nuk blejnë banesa e trojet e tjera si Kragujevac apo Beograd por shkojnë vetëm deri aty, deri në Nish?” shtron pyetjen agjencia e lajemeve “Presheva jonë”.

Nga viti 2010, mesatarisht 45 shqiptarë nga Kosova kanë kërkuar të jenë banorë të një nga qytetete më të mëdha të Serbisë, Nishit .

Blerja e apartamenteve në Nish është një biznes i heshtur zyrtar. Serbët të cilët ua shesin pronën shqiptarëve kanë frikë nga dënimet, ndërsa blerësit shqiptarë kanë frikë se ata në fakt mund të pengohen nga autoritetet e Serbisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button