Berisha nderon Kelmendin

Në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha tha se Majlinda Kelmendi nuk u quajt vetëm kamipone e botës në xhudo, por edhe mbretëreshë e këtij sporti.

“Shqiptarët e kanë pritur me vite kurorën e parë të mbretit në sport, por kurorëzimi i një mbretëreshe si ty Majlinda ishte simbolika më e bukur!”- tha Berisha, teksa i dhuroi asaj dhe trajnerit monedhën e argjendtë të 100 vjetorit të pavarësisë. Të parët që e kanë urusr për fitoren kanë qenë kryeminisri Berisha dhe familja e saj-tha Majlinda.

Me këtë fitore ajo thotë se shleu një peng nga mosarritja e rezultatit të dëshiruar në Londër një vit më parë. Trajneri i saj Driton Kuka e quajti një ngatërresë të bukur kur gjatë ngritjes së flamurit të Kosovës organizatorët luajtën himnin kombëtar e jo atë shtetëror. Për ta Berisha është “Kryeministrin shpirtëror i shqiptarëve”, ndaj pas festimeve në Prishtinë thanë se erdhën për ta takuar edhe atë në Tiranë.

Lajme të ngjashme

Back to top button