Përkrahja e Kanadasë për anëtarësim në NATO dhe për emrin kushtetues

Maqedonia dhe Kanadaja janë vende mike me marrëdhënie të mira  politike-bilaterale që mund të avancohen në sferën parlamentare dhe ekonomike.  Marrëdhëniet e mira pasqyrohen përmes përkrahjes së vazhdueshme në Kanada për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe njohjen e emrit kushtetues.  Ky është vlerësimi i kryetarit të Senatit të Kanadasë Noel  Kinsea dhe kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Trajko Veljanoski, pas takimit të tyre të sotëm në Shkup.

E vlerësojmë shumë përkrahjen që kemi marrë nga Maqedonia në kontekst të inkuadrimit të Amerikës dhe Kanadasë në marrëveshjen për tregti të lirë me Komunitetin Evropian. Kanadaja i falënderon  edhe të gjithë brezat e ardhur nga Maqedonia që kanë ndihmuar që ky vend të ndërtohet ashtu siç ësht sot”, theksoi Kinsella.

Ai shtoi se në takimin e sotëm bëhet fjalë për Grupin e miqësisë së Maqedonisë dhe Kanadasë I cili është formuar në Parlamentin kanadez dhe i cili, siç tha, është mjet i mirë për avancimin e bashkëpunimit  bilateral  të dy vendeve. Në takimin me kolegun e tij Veljanoskin,  biseduam edhe për mundësitë për një mobilitet më të  madh përmes lehtësimit të regjimit të vizave.

“Biseduam për shumë çështje duke inkuadruar edhe regjimin e vizave, për lehtësimin e marrjes së vizave dhe ngadalë edhe për heqjen e tyre por edhe për çështje të tjera që janë me rëndësi të veçantë për komunitetin e biznesit dhe për qytetarët.

 Marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve duhet që të japin kontribut dhe për qytetarët e zakonshëm”, theksoi pas takimit kryetari I Kuvendit të Maqedonisë , Veljanoski.  Kinsela sot pati edhe fjalim para deputetëve të Maqedonisë, ndërsa në kuadër të vizitë së tij është parashikuar takim edhe me drejtorin e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze Valentina Bozhinovska dhe me liderët e pesë komuniteteve fetare

Lajme të ngjashme

Back to top button