Teori konspiracioni?Izraeli ndërtoi qytet të rrejshëm që të përgatitet për luftën në Gaza (Video)

Forcat speciale izraelite momentalisht janë të angazhuara në Rripin e Gazës, ku aktualisht po vazhdon aksioni kundër Hamasit. Luftimet në Gaza po zhvillohet “dhemb për dhemb”, në rrugët e ngushta të qytetit, ku po përleshen forcat izraelite dhe grupet e Hamasit.
Mediat botërore shkruajnë për teori të ndryshme të konspiracionit, një prej tyre është se ushtria izraelite për nevojat që të përgatitet sa më mirë e ka ndërtuar një qytet të veçantë në të cilin stërvitën ushtarët.

Kjo qendër stërvitore, praktikisht paraqet një qytet të tërë dhe gjendet në afërsi të bazës Celim në rrafshnaltën Nagva, menjëherë pas Rripit të Gazës.

Baza është e madhe rreth 20 kilometra katrorë dhe deri me tash përveç ushtrisë izraelite e kanë përdorë edhe fuqi tjera ushtarake (para se gjithash ushtria e SHBA-ve), si dhe trupat paqësore të OKB-së.

Ndërtimi i kësaj qendre stërvitore të quajtur “Baladia” (“qytet” në arabisht) ka përfunduar në vitin 2005 dhe ka kushtuar 45 milionë dollarë. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button