Rishikohet Buxheti, qeveria do të shkurtojë harxhimet për 143 milion euro

Ministria e financave ka përgatitur rishikimin e buxhetit. Sipas informacioneve të televizionit Alsat, është vendosur që buxheti të zvogëlohet për 5%  ose shpenzimet e qeverisë të shkurtohen për 143 milion euro. Ose secila nga 14 ministritë, do të duhet të shkurtojë nga shpenzimet e tyre nga 10 milionë euro.

Zyrtarizmi i rishikimit të buxhetit pritet të bëhet sot ose në ditët në vijim në një seancë qeveritare. Edhe pse ministria e financave hesht për shkaqet e rishikimit dhe pse tani e jo në shtator apo tetor për kur ishte paralajmëruar, të dhënat për gjendjen e buxhetit për pesë muajt e para janë alarmante. Nga janari deri në muajin maj qeveria ka harxhuar 73% të deficitit të planifikuar buxhetor ose 217 milion euro nga gjithsej nga 297 milion eurot e planifikuara për tërë vitin. Përmes tatimeve për këto pesë muaj janë grumbulluar 937 milionë euro ose 5% më pak se sa është planifikuar.

Sipas informatave, për shkak të gjendjes gjithnjë e më të keqe të buxhetit, qeveria ka dhënë instruksione deri tek institucionet e caktuara shtetërore që t’i zvogëlojnë rrogat e punëtorëve edhe atë për 5%. Për atë se vështirë mbushet arka buxhetore, flasin edhe masat e reja ligjore me të cilat personat me honorar dhe ata me kontrata autoriale do të duhet të paguajnë sigurim pensional dhe shtetëror. Kjo do të thotë se përveç 10% të tatimit personal, punëdhënësit do duhet të ndajnë edhe 23% për kontribute ose vetë i angazhuari me honorar ta ndajë këtë shuamë nga të ardhurat e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button