Deputetja Demi-Murtezi: Seç na dogji një flakë e madhe…

Deputetja e vetme me mbulesë në Kuvendin e Kosovës, e cila i takon Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi Murtezi, me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit shpreson se Krijuesi i gjithësisë tu’a ketë pranuar agjërimin të gjithëve.

Demi-Murtezi në një postim në facebook ka shkruar se, ajo është lutur në orët e vona për njerëzit e pambrojtur të Palestinës.

Ja postimi origjinal:

“RAMAZANI I PALESTINËS”
Po e përmbyllim muajin e bekuar te Ramazanit, me shprese dhe dëshirë të madhe që Krijuesi i gjithësisë t’na i ketë pranuar agjërimin dhe të gjitha adhurimet tjera të këtij muaji. Qëndruam nga 17 orë në ditë pa ngrënë e pa pirë, përkujtuam të mirat që na i ka falur i Gjithmëshirshmi dhe e falënderuam për to, u lutëm shumë që të dalim të falur nga mëkatet pas këtij muaji, u lutëm që të vdekurit tanë të mëshirohen dhe të gjallët të udhëzohen, u lutëm për paqe e solidaritet, dashuri e mirëkuptim mes njerëzve.

Seç na dogji një flakë e madhe, përkundër temperaturave jo shumë të larta gjatë këtij muaji. Lutje tona të orëve të vona, ishin plot vaj, dhimbje e mallëngjim, për njerëzit e pambrojtur të Palestinës. Shumë fëmijë mbetën pa prindër, shumë të tjerë i vranë para syve të prindërve, shumë vatra u dogjën, shumë shpresa u tretën për këtë botë, e bota sikur nuk po e sheh këtë terror.

Shpresa jonë dhe e të gjithë njerëzve të dobët përballë gjithë kësaj padrejtësie, mbetet tek Ti, o Krijues i gjithësisë.
Thuaj: “O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë”! (Ali Imran, 26).

Zoti ynë, jepju forcë e guxim të pafajshmëve, merri pranë vetes me sihariqin e shpërblimit me xhennet. Sprova për të padrejtët po vazhdon, dëshira e tyre e quajtur pushtet do t’u hakmerret në Ditën e Llogarisë.
I am Labinote Demi-Murtezi from Kosova and I ‪#‎SupportGaza‬!

Lajme të ngjashme

Back to top button