Gaza i ‘mbetet’ vetëm VV-së, asnjë fjalë nga askush tjetër

Beteja gati njëmujore për kontrollin e Rripit të Gazës nga ushtria izraelite në njërën anë dhe Hamasi në anën tjetër, deri me tash ka marrë jetën e më shumë se 750 njerëzve, kryesisht popullatë civile, e në mesin e tyre edhe shumë fëmijë.

Një luftë e pakompromis ndërmjet dy palëve, sigurisht se nuk ka mbetur pa u komentuar edhe në Kosovë, duke qenë pjesë e reagimit gjithë-botëror, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, ky reagim ka mbetur vetëm në suaza të rrjeteve sociale dhe muhabeteve nën hije të pemëve.

Megjithatë, një reagim zyrtar ka ardhur vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje. Partia e Albin Kurtit ka kërkuar nga Qeveria në Kosovë dhe ajo në Shqipëri ta ngrisin zërin dhe të reagojnë për, siç thuhet, ndaljen e dhunës nga shteti izraelit kundër popullit palestinez.

“Kujtojmë se në historinë e tij populli shqiptar ka ditur t’i dal në krah popullit hebre në momentet e tij më të vështira gjatë holokaustit në Luftën e Dytë Botërore. Sot pritet prej shtetit të Izraelit që të reflektojë nëpërmjet politikave dhe masave të menjëhershme që do ta ndalnin përsëritjen e një krimi të tillë ndaj njerëzimit, që sot rrezikon popullin palestinez. Shqiptarët e kanë shumë të qartë çdo të thotë të jesh një popull i pushtuar, i shtypur dhe i dhunuar nën rrezikun e shfarosjes nga toka jote. Prandaj, dhe Lëvizja Vetëvendosje! ndjen detyrën të ngrejë zërin kundër masakrës më të fundit që po ndodh këto ditë në Palestinë, dhe në mbështetje të përpjekjes palestineze për liri”, kështu thuhej nder tjerash në reagimin e Vetëvendosjes.

Asnjë parti tjetër apo institucion nuk ka reaguar lidhur me zhvillimet në Rripin e Gazës. Asnjë fjalë nga askush as për ta mbështetur Izraelin e as për ta kundërshtuar atë.

Gjithashtu nesër edhe në Shkup do të mbahet një marsh i paqes para “Muzeut të Holokaustit” në përkrahje të Gazës.

Lajme të ngjashme

Back to top button