Tronditet Korça, burri vret gruan, fëmijën dhe veten

Krimi në familje trondit sërish. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku për pasojë ka pasur një vrasje të trefishtë.

Raportohet se burri ka vrarë me armë zjarri gruan, fëmijën e tij e më pas i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Mësohet se viktimat janë Edmond Fiqi, 50 vjeç dhe Albina Fiqi, 40 vjeçe dhe fëmija i tyre vetëm 1 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e vitkimave në periferi të Korçës, pranë fshatit Boboshticë.

Sipas informacioneve që vinë nga policia e Korçës, mësohet se Edmond Fiqi, nga Korça dyshohet të ketë vrarë bashkëshorten e tij Albinën, lindur në Shijak, e më pas fëmijën e tyre.

Mësohet se është ngritur një grup hetimor për kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të motiveve që kanë çuar në këtë krim makabër./BalkanWeb

Lajme të ngjashme

Back to top button