Brukseli thërret për dialog politik në Maqedoni

Mbledhja e njëmbëdhjetë e Këshillit për stabilizim dhe asocim mes BE-së dhe Republikës së Maqedonisë, që është mbajtur në Bruksel, ka sjell rekomandim të ri që vendi të fillojë bisedimet për anëtarësim me BE-në, si dhe të hyjë në fazën e dytë të Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim.

Në kumtesën e liferuar pas takimit të Këshillit, thuhet se “Marrëveshja për stabilizim dhe asocim mbetet esenca e marrëdhënieve mes BE-së dhe Republikës së Maqedonisë deri në afrimin e vendit kah Unioni”.

Në konferencën për shtyp pas takimit, mungonte komisari Shtefan File, të cilin e zëvendësoi drejtoresha në Drejtorinë për zgjerim, Aleksandra Kas – Granje.

“Kemi diskutuar edhe për kriteret që duhet të përmbushen. Kemi përshëndetur formimin e koalicionit qeveritarë dhe prezantimin e programit. Por gjithashtu thërrasim për dialog politik konstruktiv dhe përkushtim të të gjithë aktorëve politik në vend për sfidat.

Kjo përfshin marrëdhëniet ndëretnike, duke pasur parasysh se incidentet javët e fundit treguan nevojë për më shumë aktivitet për sigurimin e masave për besim mes komuniteteve dhe implementim të tërësishëm të Marrëveshjes kornizë”, ka thënë Kas-Granje.

Lajme të ngjashme

Back to top button